Aksident me vdekje në Lushnje, përmbyset zetori! Humbet jetën 71-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Dushk të Lushnjës, ku si pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçar, i identifikuar si Hekuran Xhelo.
Sipas raportimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Rruga e Rezervuarit. Mësohet gjithashtu se 71-vjeçari, me mjetin e tij bujqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe duke u përmbysur, ku për pasojë ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.
“Një 71 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk bashkia Lushnje. Hekuran Xhelo, ishte duke lëvizur me mjetin bujqësor tip zetor me rimorkio për të shkuar të punonte në tokat e tij. Në një pjesë të rrugën në dishezë, Xhelo ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës. Hekurani ka qenë i vetëm në mjetin bujqësor dhe përmbysja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes së rëndë dhe do të përcaktojë shkaqet që sollën aksidentin fatal. Trupi i të ndjerit është përcjellë në morgun e spitalit të Lushnjes ku do të kryehet ekzaminimi mjeko ligjor. Rruga në të cilën ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor është rrugë bujqësore e shtruar me çakull, çka dyshohet se mund të ketë sjellë daljen nga rruga për shkak të shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut