Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në Librazhd ende pa zgjidhje

11 Maj 2026 | 17:51

Prej katër muajsh, shtatë familje në fshatin Spathar të Librazhdit po jetojnë mes frikës dhe pasigurisë, pasi rrëshqitja e tokës ka dëmtuar banesat, rrugët dhe tokat bujqësore të zonës.

Banorët shprehen se prej muajsh u janë kërkuar dokumente dhe procedura të ndryshme për vlerësimin e dëmeve, por sipas tyre, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

“4 muaj nuk është bërë asgjë. Na kërkuan letra, ia çuam. Na kërkuan ekspertë, bëmë një marrëveshje për vlerësimin e shtëpisë me 50%, ramë dakord me bashkinë dhe emergjencat. ‘Gjejeni truallin vetë, t’ju japim lejen e ndërtimit, bëjeni shtëpinë, t’ju vlerësojmë shtëpinë, t’ju japim 50%.’ As vlerësim shtëpie s’kanë bërë, as nuk dimë vlerën e shtëpisë. Sa familje janë prekur? 7 familje janë, 5 janë miratuar, por asgjë s’është bërë, as për 5, as për 2, as për 1, as për 7. Ikim poshtë, vijmë përpjetë, na thonë llafe të bukura. Kjo për mua është katastrofë e madhe. Unë rroj me 100 mijë lekë pension që merr gruaja, 30 mijë lekë i dua në muaj për ilaçe. Unë dua të bëj dy dhoma e të futem brenda”, thotw njw banor.

Mes familjeve të prekura ka edhe të moshuar, të cilët thonë se jetojnë çdo ditë me frikën se banesat mund të shemben.

“7 familje janë prekur. E çfarë është bërë? Asgjë, hiç. Shkojnë përpjetë e poshtë: ‘Duam këtë letër, duam atë’. I çojmë, i bëjnë letrat masë atje dhe asgjë s’është bërë. Të paktën mos kërkojnë letra, le të thonë të paktën nuk bëhet edhe e dimë ne që nuk ka qeveri dhe do bëjmë kasolle me ‘gjethe’”, shprehet njw tjetwr.

Në Spathar të Librazhdit, shtatë familjet e prekura nga rrëshqitja e tokës vijojnë të mbeten pa një zgjidhje konkrete, ndërsa dëmet në banesa dhe terren mbeten pa ndërhyrje prej muajsh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026