Hoxha takon raporterin për Shqipërinë në PE: Mbështetje për progresin e vendit drejt BE-së
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Bruksel me raportuesin për Shqipërinë në Parlamenti Evropian, Andreas Schieder.
Hoxha ka theksuar se në fokus të takimit ka qenë ecuria e procesit të integrimit europian të vendit.
Gjatë takimit, ministri shkruan se vlerësoi rezolutën e fundit të miratuar në Komisionin për Punët e Jashtme duke e cilësuar atë si një mesazh inkurajues për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Postimi i Ministrit Ferit Hoxha në X:
Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, pata kënaqësinë të takohem me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.
E falënderova ngrohtësisht për punën e tij të shkëlqyer dhe angazhimin e vazhdueshëm në lidhje me Rezolutën e fundit për Shqipërinë, të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), e cila përcjell një mesazh të fortë dhe inkurajues në mbështetje të rrugës sonë drejt anëtarësimit evropian.
Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në, rëndësinë e ruajtjes së ritmit aktual të reformave, si dhe objektivin tonë të përbashkët për të avancuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Shqipëria e vlerëson shumë rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të europarlamentarëve dhe të gjithë miqve të zgjerimit, të cilët besojnë në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe të orientuar drejt së ardhmes.
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes