Berisha: Rama mashtroi hapur BE-në, llogariti tek prokurimet publike edhe ato prokurime të anuluara
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Rama u shpreh se mashtron BE-në duke deklaruar se ka prokuruar në vit 10 përqind të GDP-së dhe e shpall veten kampion. Ai e ka cilësuar kryeministrin një mashtrues të paskrupullt.
“Tani një mashtrim tjetër i paskrupullt që Tirana i bën Komisionit Evropian dhe BE-së. Edi Rama dhe qeveria e tij e mashtrimit deklaron se ka prokuruar në vit 10 përqind të GDP-së dhe e shpall veten kampion.
Mashtrues i paskrupullt. Si e ka realizuar mashtrimin? Ka llogaritur prokurimet publike dhe prokurimet publike të anuluara.
Në qoftë se nga prokurimet publike të vendit zbriten prokurimet e anuluara, Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në botë të prokurimit publike, dhe jo që nuk e ka 10, por e ka gjithsej 4.9 përqind.
Histori banale kjo e një njeriu delinkuent që ose mashtron me qëllim ose është tabula rasa dhe nuk di çfarë thotë.
Siç bënin me eksportin, në një kohë kur eksportet këtu binin në pikiatë, këta llogarisnin eksporte, ri-eksportet nga Durrësi në Kosovë. Mallrat e importuara nga tregtarët e Kosovës dhe të shkarkuara në portin e Durrësit me destinacion Kosovën. Dhe këto mallra, Edi Rama i llogariste si të prodhuara në Shqipëri.
Të njëjtin mashtrim bën sot, por jo me mallrat që kalojnë në Kosovën, por e bën me tenderat e anuluar. Dhe shto ato sa herë anulohet tenderi, llogaritet prokurim i bërë.
Kjo është një papërgjegjshmëri tjetër e plotë e tij. Njeri që gënjen zyrtarisht, gënjen pafytyrësisht. Gënjen në takime zyrtare”, tha ai ndër të tjera.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut