Do të shoqërojë Trumpin në Kinë, Pete Hegseth: Presidenti do marrë të gjitha vendimet
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të martën se do të shoqërojë presidentin Donald Trump në vizitën e tij të ardhshme në Kinë, në një kohë kur mbetet e paqartë situata rreth armëpushimit me Iranin.
I pyetur nga ligjvënësit për statusin e shitjeve të armëve drejt Tajvanit, Hegseth tha se Trump do të marrë vendimet përkatëse gjatë udhëtimit.
“Presidenti është në prag të një udhëtimi dhe unë do të jem me të, dhe ai do të marrë të gjitha vendimet që lidhen me këtë”, u shpreh ai.
Trump pritet të niset nga Uashingtoni drejt Pekinit gjatë pasdites së të martës.
Ndërkohë, ambasadori iranian në Kinë deklaroi se Pekini “mund të jetë një forcë e rëndësishme për uljen e tensioneve” mes SHBA-së dhe Iranit.
Një ditë më parë, Trump tha se armëpushimi me Iranin ndodhet në “mbështetje masive të jetës” dhe mbetet “jashtëzakonisht i dobët”. Nga ana tjetër, Hegseth ka theksuar se ushtria amerikane është e gatshme të rifillojë operacionet kundër Iranit nëse merr urdhër për këtë.
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet