Zgjedhjet në Kosovë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë të VV dhe LKD

13 Maj 2026 | 00:40

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e saj zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas deklaratës së LDK-së, lista përbëhet nga 110 kandidatë që përfaqësojnë, sipas kësaj partie “idenë për një Kosovë me dinjitet, institucione të forta, zhvillim ekonomik dhe aleanca të fuqishme perëndimore”.

Në këtë listë ashtu siç u raportua, kryesuese është Vjosa Osmani, ndërsa pas numrit dhjetë mbetën dy ish- deputetët aktiv të LDK-së nga fusha e ekonomisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Hoti mban numrin 11 dhe Bajrami atë 12. Në listë bie në sy dhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.

Pak pas mesnatës edhe Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një postim në Facebook, VV thotë: “Lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve Me mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026