IKMT: Dy objekte të “Durrës Marina” kanë pësuar ulje, kërkohen masa të menjëhershme përforcimi
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve të fundit në media lidhur me problematika të pretenduara për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy objekteve në projektin zhvillimor “Durrës Marina”.
Në një deklaratë zyrtare, IKMT bën të ditur se, me urdhër të Kryeinspektorit, është ngritur një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Në këtë grup morën pjesë inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit.
Sipas IKMT-së, verifikimet janë kryer në kuadër të zbatimit të lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, të miratuar me vendim të KKT-së më 01.08.2023, për dy godina banimi dhe shërbimi në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, të cilat ndodhen aktualisht në fazën e punimeve të sistemimeve të jashtme.
Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit ka konstatuar se objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 cm, ndërsa objekti 04 një ulje prej 18 cm.
Në vijim të këtyre gjetjeve, IKMT i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekteve të nevojshme të përforcimit teknik, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së strukturave.
Sipas institucionit, këto ndërhyrje duhet të miratohen paraprakisht nga autoritetet përgjegjëse, për të siguruar përputhshmërinë me kushtet teknike të planifikimit dhe ndërtimit.
IKMT thekson se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, do të vijojë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në kantieret e ndërtimit dhe garantimin e standardeve të sigurisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet