PD dorëzon amendamentet për Rregulloren e Kuvendit! Bardhi kërkon konsensus dhe mbrojtje të drejtave të opozitës

13 Maj 2026 | 13:18

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me amendamente dhe propozime për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka shprehur kundërshtim ndaj nismave të njëanshme të mazhorancës socialiste, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të asgjësuar rolin e opozitës.

Në dokumentin e dorëzuar, Partia Demokratike thekson se çdo ndryshim në Rregullore duhet të jetë produkt i një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, siç ka qenë tradita parlamentare që nga viti 2004. Bardhi argumenton se propozimet aktuale të Partisë Socialiste synojnë “kufizimin juridik” të hapësirave të opozitës, duke tentuar ta kthejnë Kuvendin në një institucion monopartiak.

Pikat kyçe të propozimeve të Partisë Demokratike:

Mbrojtja e kohës së debatit: PD kundërshton reduktimin e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta për projektligjet, duke e cilësuar këtë si cenim të lirisë së shprehjes dhe parimit të demokracisë përfaqësuese.

Përfaqësim i barabartë: Propozohet që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të ketë përbërje me raporte të barabarta midis shumicës dhe pakicës parlamentare (5 me 5), për të shmangur përdorimin e masave disiplinore si mjet politik.

Forcimi i kontrollit parlamentar: Një pikë e rëndësishme është “E drejta për informim”, ku kërkohet që titullarët e institucioneve të jenë të detyruar t’u kthejnë përgjigje deputetëve brenda 15 ditëve nga data e kërkesës.

Kufizimi i orarit të seancave: PD propozon që seancat plenare të mos zgjasin përtej orës 22:00, me qëllim garantimin e transparencës dhe informimin e duhur të qytetarëve.

Përzgjedhja e drejtuesve të institucioneve: Propozimet synojnë procese më transparente dhe dëgjime publike për kandidaturat për drejtues të organeve kushtetuese, duke shmangur emërimet e kontrolluara vetëm nga mazhoranca.

Grupet e Miqësisë: Kërkohet që drejtimi i grupeve të miqësisë të reflektojë peshën politike të grupeve parlamentare dhe jo të mbetet në diskreccionin arbitrar të Kryetarit të Kuvendit.

Në relacionin shoqërues, Grupi i PD-së shprehet se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca, veçanërisht ato që lidhen me procedurat e përshpejtuara për ligjet e integrimit evropian, shmangin debatin dhe raportimin e drejtuesve të institucioneve.

“Opozita po përmbush rolin e saj, duke shpresuar se mazhoranca do të luajë një rol konstruktiv, me qëllimin final hartimin e ndryshimeve konsensuale”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Gazment Bardhi.

Kjo lëvizje e opozitës vjen si reagim ndaj nismave të fundit për ndryshimin e rregullave të lojës në Kuvend, duke hapur kështu një front të ri debati politik për funksionimin e demokracisë parlamentare në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026