BE investon 11 milionë euro për bashkitë shqiptare, Mirdita pjesë e programit të ri evropian

13 Maj 2026 | 15:39

Bashkimi Evropian do të investojë 11 milionë euro në bashkitë shqiptare përmes programit “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities), një nismë që synon forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Shqipëri. Mes bashkive të përzgjedhura për këtë program është edhe Mirditë.

Në kuadër të Javës së Evropës 2026, në Bashkinë Mirditë u zhvillua aktiviteti rajonal për prezantimin e fazës së dytë të programit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucioneve qendrore dhe vendore, partnerëve ndërkombëtarë, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, e cilësoi Javën e Evropës si një moment të rëndësishëm reflektimi mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe partneritetin me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se mbështetja e BE-së ka sjellë përmirësime konkrete në infrastrukturë, shërbime publike dhe në përafrimin e standardeve vendore me ato evropiane.

Ndërkohë, drejtorja e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Ritva Heikkinen, prezantoi fazën e re të programit, duke bërë të ditur se nga fondi total prej 11 milionë eurosh, 6.5 milionë euro do të shpërndahen në formë grantesh për bashkitë shqiptare.

Ajo theksoi se programi synon rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e transparencës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.

“Sot kemi nisjen e fazës së re dhe ambicioze të projektit ‘Bashkitë për Evropën’. Është një angazhim ndaj bashkive, komuniteteve dhe ndaj besimit se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian fillon pikërisht në fshatrat, qytetet dhe bashkitë tuaja”, deklaroi Heikkinen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026