Berisha: Integrimi europian është marrë peng nga qeveria e Ramës
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati Sali Berisha u përqendrua te çështja e integrimit dhe akuzat ndaj qeverisë që sipas tij po fsheh realitetin dhe mungesën e progresit në këtë proces. Sipas Berishës, qeveria aktuale dhe kryeministri Rama nuk ka asnjë interes për të përafruar vendin me Bashkimin Europian.
“Por ky proces, siç faktohet çdo ditë e më shumë, është marrë peng nga një organizatë kriminale që drejton Shqipërinë, me kreun e saj të Meduzës, Edi Ramën. Shqiptarët duhet ta dinë se këta nuk kanë absolutisht asnjë interes për të ardhmen e tyre, përveçse për të ardhmen e vet dhe parajsën e tyre dhe të fëmijëve të tyre me paratë e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Gjatë mbledhjes, Berisha u ndal edhe tek çështja e protestës së 8 majit dhe disa akuzave që qarkulluan se PD kishte rekrutuar shtetas të huaj për t’u konfrontuar me policinë, duke i konsideruar ato si lajme të fabrikuara dhe pa asnjë gjë të vërtetë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta