Eksperti: Vizita e Trump në Kinë në kulmin e rivalitetit teknologjik, çfarë synon presidenti amerikan

13 Maj 2026 | 21:24

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Enver Bytçi, ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” vizitën e Presidentit amerikan Donald Trump në Kinë. Sipas tij, sanksionet dhe përpjekjet e mëparshme të SHBA-së për të kufizuar Pekinin në sektorin e teknologjisë kanë nxitur Kinën të zhvillojë një model paralel dhe më të pavarur zhvillimi veçanërisht në inteligjencën artificiale dhe prodhimin e mikroçipave.

Ai tha se ky proces ka krijuar një konkurrencë të fortë globale, ku të dy superfuqitë synojnë të rrisin kontrollin mbi industrinë strategjike të teknologjisë, ndërsa theksoi se Trump po përpiqet të bashkëpunojë me Kinën për të parandaluar një zhvillim të njëanshëm dhe të pakontrolluar.

Bytçi vlerëson se një bashkëpunim i mundshëm SHBA–Kinë në këto fusha do të kishte ndikim pozitiv në ekonominë botërore dhe stabilitetin global, duke shmangur një ndarje të thellë të ngjashme me Luftën e Ftohtë.

“Në fakt sanksionet e vitit të kaluar ndaj Kinës dhe përpjekja e Trump për ta izoluar Kinën në çështjet e teknologjisë dhe në çështje të tregtisë dhe në çështje të tjera të zhvillimeve e nxiti Kinën që të inkurajojë një zhvillim paralel, një zhvillim të pavarur. Fabrikat e mikroçipave shkojnë në Kinë për të penguar pikërisht atë çka po ndodhte në sektorë të tjerë të teknologjisë. Nëse Trump vendoste sanksione, ndalonte, ngrinte tarifat e importit, eksportit e kështu me radhë, ata gjetën mënyrën që të aktivizojnë potencialet e veta dhe të zhvillojnë teknologjinë me forcat e veta, me burimet e veta financiare, me burimet e veta të inteligjencës, në të gjitha pikëpamjet. Kjo ndodhi në inteligjencën artificiale dhe në teknologjitë e tjera. Absolutisht, mikroçipat mbeten gjithmonë çështje sigurie kombëtare, por varet kush i kontrollon dhe kush e zhvillon atë industri. Në këtë kuptim ka konkurrencë në të gjitha fushat. Nëse këto dy superfuqi zhvillohen në mënyrë të ndarë, si në Luftën e Ftohtë, krijohet një garë e rrezikshme. Por Kina sot është një superfuqi tjetër, me një ekonomi të kombinuar shtet–treg, që shpesh prodhon ritëm më të madh zhvillimi kur është në harmoni. Në fund, një bashkëpunim SHBA–Kinë do t’i bënte mirë ekonomisë botërore, klimës së bashkëpunimit dhe madje stabilitetit e paqes në botë”, tha Bytyçi.

Po ashtu Bytyçi tha se vizita e sotme kontribuon për paqen dhe stabilitetin në botë pasi sipas tij, Kina do ta ndihmojë Trump të dalë me sukses në raport me Iranin ndërsa u shpreh se Trump mund të bëjë ndonjë lëshim në lidhje me Tajvanin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026