Zbardhet opinioni urgjent i OSBE/ODIHR për projektligjin e ri të “Financimit të partive politike”

14 Maj 2026 | 08:49

OSBE/ODIHR ka publikuar opinionin e ndërmjetëm për projektligjin e ri “Për financimin e partive politike” në Shqipëri, i kërkuar në fillim të prillit nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.

Sipas dokumentit, iniciativa vlerësohet si një hap pozitiv për modernizimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e transparencës në jetën politike.

ODIHR thekson se projektligji krijon një strukturë më të detajuar për të ardhurat, financimet dhe shpenzimet e partive politike. Një nga risitë kryesore është krijimi i Platformës Elektronike të Raportimit, që synon publikimin në kohë reale të të dhënave financiare.

Projektligji parashikon gjithashtu forcimin e rolit të KQZ në auditimin dhe monitorimin e financave partiake. ODIHR vlerëson edhe kufizimet më të forta për transaksionet cash, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndërkohë, një fond prej 5% i grantit publik propozohet të përdoret për promovimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes së të rinjve në politikë. Pavarësisht vlerësimeve pozitive, ODIHR paralajmëron se projektligji nuk mbron mjaftueshëm nga financimet indirekte dhe “donatorët fiktivë”, që mund të përdoren për të shmangur kufijtë ligjorë të donacioneve. Ekspertët kërkojnë gjithashtu më shumë transparencë për pronarët realë të kompanive donatore, rregulla të qarta për huatë politike dhe sanksione proporcionale për shkeljet financiare.

Sipas raportit, suksesi i reformës do të varet nga fuqizimi i KQZ-së me burime dhe kompetenca hetimore, ndërsa opinioni vjen në një moment kyç për integrimin europian të Shqipëria dhe luftën kundër korrupsionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026