Kuvendi mblidhet në seancë plenare, opozita thërret në interpelancë Ramën dhe ministrat
Kuvendi mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje që pritet të shoqërohen me debate politike dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Në fokus të seancës do të jenë interpelancat e kërkuara me kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit qeveritar, si edhe mocioni me debat për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama është thirrur në interpelancë nga deputeti Tritan Shehu, i cili deklaroi se qëllimi i saj është sqarimi i sfidave të vendit dhe i problematikave të evidentuara në raportet ndërkombëtare.
Interpelanca janë parashikuar edhe me: Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri; Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo; Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe si dhe Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, si edhe nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00 me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe njoftimet procedurale, për t’i lënë më pas vend diskutimeve politike.
Debati pritet të përqendrohet te ekonomia, korrupsioni, klima e biznesit dhe standardet që kërkohen në procesin e integrimit europian.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu edhe projekt-rezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta