Gjyqi për Laert Haxhiun, dëshmon Tafani: Si u vendos tritoli te lokali i Noizyt pas sherrit të tij me Cllevion

14 Maj 2026 | 11:34

Ka vijuar edhe këtë të enjte seanca gjyqësore për çështjen që lidhet me grupin e Laert Haxhiut, ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Ai ka treguar dinamikën e një ngjarjeje ku, sipas tij, është vendosur tritol në biznesin e reperit Rigels Rajku (Noizy) në Durrës.

Sipas dëshmisë së Tafanit, ngjarja ka nisur pas një sherri mes Kleviol Ahmetajt (Cllevio) dhe Noizyt, fillimisht në rrjetin social TikTok dhe më pas në një përplasje fizike në Durrës.

“Fillimisht ka pasur një sherr në TikTok, pastaj janë goditur fizikisht në Durrës. Klevioli me Laertin njihen familjarisht, janë shokë. Laertit nuk i erdhi mirë që u rrah Klevioli në atë mënyrë,” ka deklaruar Tafani.

Ai shton se pas ngjarjes është diskutuar për hakmarrje dhe, sipas tij, është marrë vendimi për vendosjen e tritolit.

“Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, duke e pyetur si e kishin rrahur kështu. Laerti u vu në siklet dhe tha: “çohuni, shkoni vijini tritol”.. Vendosëm t’i vëmë tritol. Ne e kishim tritolin në shtëpi, rreth një kilogram e pak”, është shprehur ai.

Tafani vijon duke treguar edhe mënyrën e realizimit të ngjarjes:

“U nisëm rreth orës 02:30 me L.S dhe Laertin. Morëm një makinë të zezë, i hoqëm targat dhe e përdorëm për ngjarjen. L.S e dinte vendin dhe më orientoi. Parkova disa rrugë më larg lokalit.”

Sipas tij, fillimisht nuk u gjet hyrja e lokalit në kat të dytë dhe më pas u vendos që eksplozivi të vendosej në një dyqan poshtë.

“S’po gjeja dot shkallët, kthehem te makina dhe them s’po gjej dot shkallët.” L.S komunikon me Laertin; i them ta vendosim te lokali poshtë, te dyqani i rrobave, mu te dera, pasi e pyetëm Lartin dhe na tha ta vendosnim aty. E ndeza fitilin dhe ika te makina dhe u larguam. Pasi u larguam disa metra dëgjuam shpërthimin dhe më pas i shkruam Laertit që gjithçka u krye,” ka thënë Tafani në dëshminë e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026