Peleshi nuk i la fjalën, Manja replikon nga foltorja: Preferove që në vend të ndjesës të dominojë cinizmi yt

14 Maj 2026 | 14:43

Deputeti i PS-së dhe ish-Ministri Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë pas momentit kur kryeparlamentari nuk e lejoi të replikonte me kreun e PD-së Berisha. Sipas Peleshit replika nuk u lejua sipas një dakordësie për minutazhin. Manja në fjalën e tij ironizoi kryeparlamentarin për veprimin.

Z. kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’iu përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të kërkoja edhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke dhe preferove që në vend të ndjesës publike simes pa mikrofon të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kujtoj se fuqia e ndjesës pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit dhe sigurisht nuk lejohet replika, por e drejta për të ndryshuar radhën në mirëkuptim me kolegët dhe ju, ekziston. Ju nuk e patët këtë mirëkuptim dhe e mirëkuptoj sepse nuk është e lehtë të përballesh me një dinozaur politik si Sali Berisha që ka 40 vjet që mbijeton në politikë me mjetet që di të përdorë më mirë: intrigën, presionin, baltën, shpifjen, shantazhin, shto tani në fund edhe gradën shkencore non grata. Që të përballesh me këtë nuk të vjen në ndihmë rregullorja e Kuvendit sesa rregullorja jote”, tha Manja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026