Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin Lefter Koka

14 Maj 2026 | 15:31

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur këtë të enjte rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë për disa prej të pandehurve të tjerë, ndërsa për Lefter Kokën vendosi të ndryshojë pikën që kishte shuar masën “arrest në burg”, duke rikthyer kështu ish-ministrin në qeli. Sipas përllogaritjeve, Lefter Kokës i mbeten edhe 6 muaj burg për të vuajtur për çështjen e inceneratorit të Tiranës ndërsa Gjykata i la detyrë prokurorit të çështjes që të nxjerrë urdhrin e ekzekutimit të vendimit.

Sipas vendimit të shpallur nga Apeli i GJKKO-së, është hequr pika e dispozitivit që parashikonte shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” për Lefter Kokën, masë e cila ishte caktuar më herët nga shkalla e parë.

Ky vendim erdhi pasi trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Iliriana Olldashi, Nertina Kosova dhe Daniela Shirka shqyrtoi ankimin e disa të pandehurve, mes tyre edhe Lefter Kokës, si dhe ankimin e SPAK ndaj vendimit të dhënë më 16 prill 2025 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme

Ka nisur këtë të hënë seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, në të cilën nën akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo nuk është hera...
10:09 | 08/06/2026

Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga disa pankarta nga protesta e qytetarëve që mbahen prej ditësh në disa qytete...
09:32 | 08/06/2026

Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike

UNESCO ka përfshirë Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama në platformën...
08:25 | 08/06/2026