RENEA kontrolle në Mirditë pas dyshimeve për hyrjen e Elson Reçit në Shqipëri
Policia e Shtetit dhe forcat speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle të shumta në territorin e Mirditës, pas informacioneve operative se në Shqipëri mund të kishte hyrë Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit 2024.
Gjatë operacionit, efektivët ushtruan kontrolle në banesën e tij në Mirditë, si edhe në disa ambiente të tjera të dyshuara, por pa rezultat, pasi ai nuk u lokalizua.
Më pas, nga verifikimet e kryera, u konstatua se në vend kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi, duke e konsideruar informacionin fillestar të pasaktë.
Elson Reçi akuzohet nga SPAK për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes së Preng Gjinit. Ai është nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më 7 janar 2020.
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit