“Vendosni tenda të reja me lekët tuaja”/ Tregtarët në protestë para bashkisë Korçë: E papërballueshme për ne

15 Maj 2026 | 12:44

Tregtarët e tregut maqedonas në qytetin e Korçës kanë protestuar këtë të premte para bashkisë, pas një vendimi që iu është komunikuar një ditë më parë për largimin e tendave ekzistuese në dyqanet e tyre dhe zëvendësimin me tenda të reja, forma dhe ngjyra e të cilave është përcaktuar nga bashkia.

Ky investim duhet të përballohet me të ardhurat e tregtarëve, ndaj edhe ata kanë protestuar, duke u shprehur se në kushtet kur është bërë e vështirë mbijetesa e bizneseve, kjo kosto e detyruar nga bashkia është e papërballueshme për ta.

Pasi kanë pritur për më shumë se një orë që kryebashkiaku të dalë dhe të sqarohet me tregtarët, ata janë larguar, duke u shprehur se në këto kushte do të vijojnë të tregtojnë vetëm brenda dyqaneve, pa reklamuar mallin përjashta, pasi e kanë të pamundur të paguajnë për tendat dhe vizionin e ri të bashkisë për tregun maqedonas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026