Policia Rrugore aksion në Vlorë gjatë festimeve të maturantëve, kontrolle në rrugë

15 Maj 2026 | 12:57

Policia Rrugore e Vlorës ka zhvilluar një aksion kontrolli në zonën e Skelës, duke monitoruar automjetet që qarkullonin në qytet, kryesisht ato të drejtuara nga të rinj të gjimnazeve që po festonin përfundimin e vitit shkollor.

Kontrollet janë fokusuar në parandalimin e situatave të rrezikshme në rrugë dhe në ndërgjegjësimin e të rinjve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë aksionit, efektivët e policisë kanë këshilluar maturantët dhe drejtuesit e mjeteve që të shmangin daljen nga dritaret e automjeteve apo veprime të tjera të rrezikshme, të cilat mund të bëhen shkak për aksidente.

Në krye të operacionit ka qenë shefja e Qarkullimit Rrugor në Vlorë, e shoqëruar nga dhjetëra efektivë policie, të cilët kanë patrulluar në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Policia Rrugore ka apeluar për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë festimeve, me qëllim garantimin e sigurisë së të rinjve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026