Izraeli dhe Libani në bisedime intensive për t’i dhënë fund luftës, teksa afati i armëpushimit po mbaron

15 Maj 2026 | 16:12

Dita e dytë e bisedimeve të organizuara nga SHBA-të midis përfaqësuesve izraelitë dhe libanezë për t’i dhënë fund luftës është duke u zhvilluar, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Ky është takimi i tretë i palëve që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore ndaj Libanit, pasi Hezbollahu qëlloi me raketa Izraelin më 2 mars, tre ditë pas fillimit të luftës me Iranin.

Një armëpushim midis palëve, i cili është testuar vazhdimisht me sulme që kur u ra dakord më 16 prill – do të skadojë të dielën.

Një zyrtar i lartë libanez  tha se Libani do të kërkojë që Izraeli të ndalojë sulmet në bisedimet ballë për ballë.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se bisedimet po zhvilloheshin, me qëllim çarmatosjen e Hezbollahut dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha gjithashtu se bisedimet e djeshme ishin “produktive dhe pozitive”. Ndërkohë, Hezbollahu kundërshton fuqimisht pjesëmarrjen e Libanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë Uzbekistanin, duke detyruar autoritetet të marrin masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve, pasi temperaturat kanë arritur deri...
17:48 | 20/07/2026

Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)

Një pajisje ndezëse shpërtheu mëngjesin e së hënës jashtë një ndërtese federale në Manhattan, ku ndodhen disa agjenci amerikane, përfshirë FBI-në, Zyrën e Imigracionit dhe...
17:43 | 20/07/2026

Bullgaria shqyrton kërkesën e SHBA-së për vendosjen e tetë avionëve amerikanë

Qeveria bullgare do t’i kërkojë Parlamentit të miratojë vendosjen e deri në tetë avionëve amerikanë të furnizimit me karburant në Bazën Ajrore Bezmer, pas një...
17:41 | 20/07/2026