“Shkrihet” Komisariati i Sarandës! Arrestohen drejtuesit për ndërtime pa leje
Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, si dhe dy specialistë policie janë arrestuar ditën e sotme. Burime paraprake bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, në Sarandë dhe Ksamil.
Arrestimet erdhën pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi të premten një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, duke hetuar disa raste të ditëve të fundit që lidhen me ndërtime të paligjshme.
Sipas informacioneve paraprake, hetimet janë fokusuar te dyshimet se punonjës policie kanë pasur rol aktiv ose kanë toleruar ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare.
Një ditë më parë, Policia e Sarandës arrestoi 8 persona që po kryenin ndërtime pa leje pranë bregdetit, ndërsa në kërkim u shpall edhe pronarja e tokës ku po zhvilloheshin punimet.
NJOFTIMI I AGJENCISË SE MBIKQYRJES POLICORE:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar me iniciativë punonjësit e policisë:
• Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;
• Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve
• Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin
• Inspektor Robert Çullaj, specialist zone;
ndaj të cilëve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale:
• “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
• “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal;
• “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të goditur çdo formë abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht funksionit apo pozicionit të personave të përfshirë.
AMP inkurajon dhe mbështet çdo denoncim të ardhur nga qytetarët dhe mediat, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe verifikim të plotë të çdo informacioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe rritjes së besimit publik.
Numërohen mbi 99% e votave, rezultatet e fundit nga Kosova
Ushtria izraelite: Identifikuam një valë të re raketash të lëshuara nga Irani
Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 08:17 Sulmet e fundit Iran-Izrael rrisin sërish çmimin e naftës
- 08:11 Numërohen mbi 99% e votave, rezultatet e fundit nga Kosova
- 08:06 Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë dialog Ukrainë-Rusi me pjesëmarrjen e SHBA-së dhe Evropës
- 08:00 Xi Jinping mbërrin në Korenë e Veriut për një samit të rrallë me Kim Jong Un
- 07:57 Sulmet iraniane, Netanyahu thërret takim urgjent të kabinetit të sigurisë
- 07:43 Trump ndërpret intervistën, nervozohet me gazetaren: Ose je budallaqe ose e korruptuar (VIDEO)