Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

16 Maj 2026 | 11:12

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të datës 16 maj 2026 çmimet e reja tavan për nënproduktet e naftës, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe shumicë në të gjithë vendin.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me 4 lekë më shumë se çmimi i vendosur në mbledhje ne fundit të Bordit ndërkohë, çmimi i benzinës me 3 lekë më shumë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, më 16 maj në orën 13:00, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen sërish çmimet në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

Bordi u bën thirrje të gjithë operatorëve të tregut të naftës që të zbatojnë me përpikëri vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh mund të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit të subjekteve përkatëse.

Në njoftim theksohet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Në sqarimin shoqërues, Bordi referon Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, i cili parashikon rregullime të akcizës në varësi të nivelit të çmimeve të tregut. Sipas këtij akti, nëse çmimi i gazoilit kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër, aplikohet një nivel i reduktuar i akcizës prej 80%. Megjithatë, aktualisht çmimet mbeten nën këtë prag, ndaj akciza zbatohet në nivelin e plotë, 100%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026

40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyre edhe për 10 dite te tjera. Lajmin e ben te ditur...
15:40 | 26/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026