Djali i Sami Lushtakut: Kurti rrethoi Drenicën, donte të poshtëronte ish-komandantët dhe babain tim…
Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtaku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ka folur për herë të parë për konfliktin ku u përfshi i ati me zëvendësministrin e LVV-së, Hysni Mehani.
“Unë kam qenë në Prishtinë kur ka ndodhur rasti, por sigurisht që u informova nga babai im dhe nga ata që e panë me sytë e tyre ngjarjen. Megjithatë, ia lëmë drejtësisë në dorë. E vërteta është se babai im nuk është i përfshirë në këtë pjesë. Ka pasur fjalosje, por nuk ka pasur asgjë më tutje. Fatkeqësisht ndodhi incidenti, por duhet ditur që dinjiteti i njeriut nuk duhet të nënçmohet dhe as të fyhet, sidomos ata që kanë luftuar kundër Serbisë, që kanë parë me sytë e tyre fëmijë të shkelur me tanke dhe shqiptarë të masakruar.
Babai im ka qenë në krah të popullatës duke dashur t’i mbrojë ata dhe sigurisht që kur i ngjitet një mbiemër tjetër, kur i thonë ‘Sami Serbia’, ai dhe shumë qytetarë të tjerë ndihen të lënduar, të fyer dhe të nënçmuar. Kjo është më keq se me vra, sepse gjithë shqiptaria i di masakrat që ka bërë Serbia.
Duhet të pranojmë që nuk duhet shkelur mbi sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të luftës dhe gjithë popullatës së Kosovës. Policia ka ardhur menjëherë, ka marrë kamerat e sigurisë dhe po e shqyrton rastin.
Fatkeqësisht kemi një rast ku qeveria, ministri i Punëve të Brendshme dhe Albin Kurti po mundohen të demonstrojnë forcë duke ndërhyrë në organet e drejtësisë, sepse prokuroria është ajo që tregon nëse ka nevojë për masa të tjera sigurie. Ndërsa shihet qartë që kanë dhënë urdhër të rrethohet Drenica dhe të poshtërohet Sami Lushtaku. Por drenicakët nuk lejojnë që të nënçmohet Drenica dhe komandanti i tyre. E keni parë besoj edhe protestën që ka ndodhur atje.
Nuk është normale që Policia e Kosovës të përdoret si aparat partiak dhe kjo është fatkeqësia e kësaj ngjarjeje, sepse Policia e Kosovës ka pasur dhe ende ka besueshmërinë e qytetarëve. Unë jam njoftuar që janë pushuar dy policë për arsye se nuk kanë zbatuar një urdhër që e kanë konsideruar partiak. Sigurisht që edhe për këtë duhet të ketë hetim”, u shpreh ai.
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë