Avenir Peka për sulmet online: Nga Hero kur mbroja Kurtin më telendisën në komente me adresa fallco

16 Maj 2026 | 21:15

Analisti Avenir Peka, i ftuar në “Review” me Greta Topjana, ka diskutuar mbi situatën në Kosovë përpara zgjedhjeve, kryesisht incidentin e ndodhur në Skenderaj ku pretendohet se është sulmuar fizikisht kryetari i LVV-së Hysni Mehani.

Peka shpjegon fenomenin e “luftës hibride”, linçimeve publike dhe sulmeve në rrjetet sociale përmes profileve false ndaj kujtdo që kritikon pushtetin në Kosovë.

“Unë kam vënë re edhe ne që jemi në këtë studio, herë të tjera që kemi qenë në këtë studio… Sa herë kam lëvduar Albinin dhe jam nga ata që të paktën tre vitet e fundit kanë qenë mbështetës i fortë për qëndrimet e tij, kam qenë ‘hero’ në rrjetet e këtyre anonimëve.

Dy herë të fundit, pas zgjedhjeve që kanë filluar e kanë kritikuar, më kanë telendis në komente”, tha Peka.

Nga ana tjetër, gazetarja dhe moderatorja Esmeralda Mulaj thekson se linçimet dhe sharjet me profile fake janë kthyer në një problem të madh në Kosovë.

“Ndaj zonjës Osmani po përdoret edhe inteligjenca artificiale me video të montuara dhe fyerje skandaloze. Kushdo që guxon të ketë një qëndrim kundër Kurtit apo eksponentëve të tjerë politikë, përballet me një ushtri virtuale kërcënimesh e ofendimesh në Facebook”, tha Mulaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
20:44 | 23/06/2026

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026