I nxehti afrikan, termometri shënon mbi 41 gradë Celsius
Një ambient me hije apo një shishe uji me vete, duket se janë shpëtimi i këtyre ditëve të nxehta për qytetarët që duhet të jenë në ambientet e jashtme gjatë orëve me diell.
Prej ditësh Shqipëria është përfshire nga temperatura të larta prej të nxehtit afrikan. Sipas Meteoalb, gjatë kësaj të enjte termometri ka shënuar mbi 41 gradë Celsius.
Të gjendur në këto kushte, mjekët këshillojnë shmangien e pikut të vapës si dhe të konsumimin e sa më shumë lëngjeve.
“Temperaturat e larta duhet të shmangen, nga ora 11:00 deri në 17:00 njerëzit duhet të sigurohen që të rrinë në shtëpi, temperatura e ambientit të jetë 25-27 gradë Celsius. Kur dilni, mbani gjithmonë shishe uji me vete, konsumoni sa më shumë fruta dhe perime dhe mbani veshje të lehta pambuku”, rekomandoi një mjeke.
Më të rrezikuar nga i nxehti afrikan, sipas mjekes janë të moshuarit, fëmijët, të sëmurët kronikë, invalidët, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe të sëmurët mendorë dhe diabetikë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta