Prokurorët evropianë hetojnë mbi fondet e BE-së në kampet e emigrantëve në Greqi

18 Maj 2026 | 19:30

Prokurorët evropianë kanë nisur një hetim mbi mënyrën se si Greqia ka përdorur fondet e Bashkimit Evropian për ndërtimin e kampeve të emigrantëve, sipas dy zyrtarëve grekë të njohur me çështjen.

Hetimi i Zyrës së Prokurorit Publik Evropian fokusohet në ndërtimin e dy qendrave të pritjes dhe akomodimit të migrantëve gjatë viteve 2020–2021, në periudhën e pandemisë Covid-19.

Sipas raportimeve, kontratat për këto projekte iu dhanë kompanive private pa procedura tenderimi publik dhe kostot e tyre rezultuan shumë më të larta se projektet e ngjashme, duke arritur në rreth 11.3 milionë euro.

Gazeta Kathimerini raportoi se kampet nën hetim ndodhen në Malakasa, në veri të Athinës, dhe në Sintiki, në rajonin e Serres.

Greqia ishte një nga pikat kryesore të mbërritjes së migrantëve gjatë krizës së emigracionit në Evropë në vitin 2015. Deri në vitin 2019, ndërtimi i kampeve menaxhohej nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, ndërsa më pas përgjegjësia kaloi te autoritetet greke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier. Tre adoleshente kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 17-vjeçare. Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur në...
10:49 | 07/07/2026

Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri

Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e së hënëës në Tiranë në rrugën “Frosina Plaku”. Policia bën me dije se konflikti ka agravuar në përdorimin e...
09:57 | 07/07/2026

Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqtë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues

Në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliaj. Edhe...
08:31 | 07/07/2026