Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqtë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues

7 Korrik 2026 | 08:31

Në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliaj.

Edhe në këtë seancë pritet që Veliaj të mos jetë i pranishëm, pasi vijon të kundërshtojë zhvillimin e procesit gjyqësor në kafazin e qelqtë.

Në seancën e kaluar mungoi gjithashtu edhe avokati i tij, Plarent Ndreca. Ndërkohë, gjykata ka rrëzuar kërkesat e mbrojtjes për transmetimin live të seancës, si dhe kërkesën për zhvillimin e procesit jashtë kafazit të qelqtë.

Prokurori Ols Dado ka argumentuar se qëndrimi i të pandehurit në kafazin e qelqtë nuk përbën trajtim poshtërues, por është një masë që synon garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026