Amerikani u infektua me Ebola, evakuoohet drejt Gjermanisë për trajtim

19 Maj 2026 | 08:29

Një shtetas amerikan ka rezultuar pozitiv me virusin Ebola pasi u ekspozua gjatë punës me një grup misionarësh mjekësorë në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas autoriteteve amerikane, pacienti zhvilloi simptoma gjatë fundjavës dhe po evakuohej drejt Gjermanisë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos vazhdon të përkeqësohet. Zyrtarët raportojnë të paktën 131 viktima dhe mbi 513 raste të dyshuara me virusin vdekjeprurës.

CDC njoftoi gjithashtu se po punon për evakuimin e të paktën gjashtë amerikanëve të tjerë që dyshohet se janë ekspozuar ndaj virusit.

Megjithëse fillimisht identiteti i pacientit nuk u bë publik, organizata misionare mjekësore “Serge” konfirmoi më vonë se bëhet fjalë për mjekun amerikan Peter Stafford.

Sipas organizatës, Stafford ishte ekspozuar ndaj virusit teksa trajtonte pacientë në Spitalin Nyankunde në Bunia, ku shërben që prej vitit 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026