Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, dëmtohen dhjetëra tregtarë

19 Maj 2026 | 09:06

Një zjarr ka përfshirë pjesërisht tregun e fruta-perimeve me pakicë në Lushnjë gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:30 në pjesën fundore të tregut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policinë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave emergjente, u bë i mundur izolimi i flakëve dhe shmangia e përhapjes së zjarrit në të gjithë tregun, mbulesa e të cilit është prej materiali plastik dhe lehtësisht i djegshëm.

Si pasojë e flakëve, rreth 25 tregtarë ambulantë kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike, pasi mallrat dhe produktet e vendosura në tezgat brenda tregut janë djegur pothuajse plotësisht.

Sipas burimeve nga vendngjarja, tregu ruhej nga roje private dhe monitorohej me kamera sigurie. Megjithatë, kamerat nuk kanë mundur të fiksojnë autorin ose autorët e mundshëm të ngjarjes. Dyshohet se pamja e tyre është penguar nga çadrat dhe mbulesat që tregtarët përdornin për të mbrojtur mallrat nga reshjet dhe dielli.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026