Gazetari denoncon sulm fizik në Shkodër, reagon policia: Kemi identifikuar njërin prej autorëve
Një gazetar ka denoncuar se është dhunuar në Shkodër, sipas kallëzimit që vetë ai ka bërë pranë autoriteteve, ndërsa Policia e Shtetit njofton se ka identifikuar njërin prej agresorëve të dyshuar dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas deklaratës zyrtare, në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi E. D., gazetar, i cili ka kallëzuar se rreth orës 20:00 është goditur me grushte nga disa persona në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër.
Policia njofton se menjëherë ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka identifikuar një prej të dyshuarve, shtetasin P. Gj., ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe shoqërimin e tyre në komisariat.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali