Kurti takim me ambasadorin Hamilton, në fokus thellimi i bashkëpunimit me NATO-n

20 Maj 2026 | 15:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë u takua me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton. Kjo është vizita e tij të parë në Kosovë.

Gjatë takimit, ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n. Kryeministri Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë.

Po ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale.

U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e Hamilton, Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur...
22:45 | 15/06/2026

Gjykata në Prishtinë dënon një shtetas me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar një burrë me gjashtë vjet burgim për akuzat se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së...
12:09 | 15/06/2026

Përleshja mes dy familjeve në Kosovë përfundon tragjikisht, humb jetën një 27-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kobaj të Prizrenit, gjatë një përleshjeje mes dy familjeve. Një 27-vjeçar i identifikuar si...
08:17 | 15/06/2026