Veprat e Amedeo Modiglianit shfaqen për herë të parë në Tiranë

20 Maj 2026 | 20:53

Veprat e njërit prej emrave më të njohur të artit modern, Amedeo Modigliani, janë prezantuar për herë të parë për publikun shqiptar në Tiranë.

Ekspozita sjell disa prej veprave më të rëndësishme të artistit italian, të cilat konsiderohen ndër krijimet që kanë lënë gjurmë në artin e shekullit XX.

Themeluesi i Galerisë Kalo, Përparim Kalo, theksoi se Modigliani njihet veçanërisht për trajtimin e figurës njerëzore, nudove dhe portreteve me sy karakteristikë.

“Shumë prej nesh kanë vizituar galeri të ndryshme anembanë botës ku ekspozohen veprat e Modigljanit. Ne i njohim veprat e tij përmes katalogëve, e njohim jetën e tij nga filmat, por të admirosh disa nga veprat e tij në këtë galeri nga afër është padyshim një emocion krejtësisht i ndryshëm. Do të kishte qenë një ëndërr, por Shqipëria ka ndryshuar me shpejtësi dhe tani konsiderohet një vend i besueshëm. Ekipi i Modiglianit erdhi për të vlerësuar mundësinë e organizimit të kësaj ekspozite në këtë vend. Dhe ja ku jemi, ku një ëndërr është bërë realitet”, është shprehur koleksionisti, Përparim Kalo.

Përmes pikturave, vizatimeve, objekteve personale dhe mjeteve të punës së artistit, vizitorëve u ofrohet mundësia të shohin nga afër universin krijues të Modiglianit, si dhe kontekstin historik e kulturor në të cilin u zhvillua arti i tij.

I njohur për figurat me qafa të gjata, sytë bosh dhe portretet karakteristike, Modigliani mbetet një prej artistëve më të dallueshëm të modernizmit evropian.

Ekspozita me veprat e “Modiglianit, do të qëndrojë e hapur deri në 30 Maj në Galerinë Kalo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026

Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës “Andon Zako Cajupi” vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka...
09:38 | 05/07/2026