Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH, fokus te kërcënimet kibernetike dhe siguria kombëtare

20 Maj 2026 | 21:50

Qeveria miratoi këtë të mërkurë ndryshime ligjore që zgjerojnë kompetencat e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në mbledhjen e informacionit për sigurinë kombëtare. Drafti parashikon që SHISH të fokusohet edhe te kërcënimet kibernetike, hibride, siguria ekonomike dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike të vendit.

Sipas ndryshimeve, SHISH do të mbledhë informacion brenda dhe jashtë vendit për terrorizmin, ekstremizmin, aktivitetin e shërbimeve të huaja inteligjente, krimet kundër mjedisit dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë.

Projektligji ndryshon edhe trajtimin financiar të drejtuesve të institucionit. Paga e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit nuk do të jetë më e përcaktuar në ligj, por do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Po ashtu, SHISH-it i njihet e drejta për akses të kufizuar në bazat shtetërore të të dhënave, sipas funksioneve ligjore dhe përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026