BE konfirmon për Euronews Albania: IBAR ka kaluar në COELA

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
21 Maj 2026 | 13:23

Burime nga Bashkimi Europian konfirmojnë për Euronews Albania se drafti i IBAR ka kaluar sot në grupin e punës COELA, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas burimeve nga BE, COELA ka arritur një marrëveshje mbi draftin e qëndrimit të përkohshëm të përbashkët të BE-së (EUCP), çka nënkupton se dosja pritet të kalojë nesër pasdite për miratim në nivelin e ambasadorëve të vendeve anëtare në COREPER.

Pas këtij hapi procedural, pritet që në ditët në vijim të konfirmohet zyrtarisht edhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare (IGC).

Kalimi i draftit në COELA konsiderohet një zhvillim pozitiv në kuadër të avancimit të procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” për Nikollas Agollin dhe David Priftin, të dy të arrestuar për plagosjen e Brian Syzos disa...
13:29 | 02/07/2026

Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, qëllohet me sende të forta drejt efektivëve. Shkatërrohen disa makina policie

Është përshkallëzuar në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve protesta e nisur para Parlamentit. Disa dhjetëra protestues janë zhvendosur drejt zonën së Pedonales të ndjekur nga...
12:59 | 02/07/2026