Temat ‘e nxehta’ në Samitin e BE, dështon nisma për të rinisur takimet me Putin. Paralajmërohet Hungaria

25 Qershor 2021 | 11:28

Vendet e Bashkimit Evropian që kufizohen me Rusinë hodhën poshtë një plan franko-gjerman për të rifilluar takimet zyrtare me presidentin rus, Vladimir Putin, parë si një përpjekje për të normalizuar raportet e tensionuara.

Në një deklaratë në orët e para të mëngjesit të së premtes, udhëheqësit e BE thanë vetëm se ata “do të shqyrtojnë formatet dhe kushtet e dialogut me Rusinë”.

Nuk u përmend asnjë takim i nivelit të lartë ose plane për një samit me Putin. Bashkimi Evropian është thellësisht i ndarë në qasjen e tij ndaj Moskës.

Rusia është furnizuesi më i madh i gazit natyror të BE dhe luan një rol kryesor në një seri konfliktesh ndërkombëtare dhe çështjesh të lidhura me interesat strategjike të Evropës, përfshirë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe konfliktet në Siri dhe Libi.

“Nuk ishte e mundur të binim dakord që duhet të takohemi menjëherë në nivelin e lartë. Por për mua është e rëndësishme që formati i dialogut të ruhet dhe të punojmë mbi të. Personalisht, unë do të doja të shihja një hap më të guximshëm. Por do të vazhdojmë të punojmë”, u shpreh kancelarja Merkel.

Gjatë takimit, udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përplasën me kryeministrin e Hungarisë rreth legjislacionit të ri që u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit, një masë që është kritikuar gjerësisht në të gjithë rajonin dhe ka zemëruar grupet e të drejtave të njeriut. Një shumicë e udhëheqësve këmbëngulën që diskriminimi nuk duhej toleruar dhe se ligji i ri hungarez bie ndesh me vlerat themelore të BE, duke e paralajmëruar edhe për largim nga unioni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026