Rubio: Mundësitë për një marrëveshje paqësore me Kubën nuk janë të larta
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se gjasat për një marrëveshje paqësore të negociuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës nuk janë të larta për momentin. Kjo deklaratë vjen ndërsa Uashingtoni rrit fushatën e tij të presionit kundër qeverisë komuniste të ishullit.
Rubio tha se Shtetet e Bashkuara gjithmonë preferojnë një zgjidhje të negociuar.
“Kjo mbetet preferenca jonë me Kubën. Po jem i sinqertë me ju, e dini, gjasat që kjo të ndodhë, duke pasur parasysh se me kë kemi të bëjmë tani, nuk janë të larta. Por nëse ata ndryshojnë mendje, e dini, ne jemi këtu. Dhe ndërkohë, ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet të bëjmë’ shtoi ai.
Presidenti Donald Trump po bën presion për ndryshim regjimi në Kubë, ku komunistët e Kastros kanë qenë në pushtet që kur vëllai i tij i ndjerë Fidel Castro udhëhoqi një revolucion në vitin 1959.
Rubio tha se Kuba ka pranuar ofertën e SHBA-së prej 100 milionë dollarësh ndihmë humanitare.
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën akuza për vrasje kundër ish-presidentit kubanez Raul Castro, një përshkallëzim i madh që shënoi një nivel të ri të ulët në marrëdhëniet midis rivalëve të hershëm të Luftës së Ftohtë. Rubio mohoi që SHBA-të po ndërtonin komb.
“Nuk është ndërtim kombi”, u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për në një takim të ministrave të NATO-s në Suedi.
“Ne po trajtojmë diçka që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar