IBAR-i kaloi, po tani? Manjani: Morëm vulën dhe kaluam doganën, ja çfarë na pret tani
Juristi, Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me draftin IBAR i cili ka kaluar në grupin e punës COELA në Bruksel. Manjani gjatë fjalës së tij e cilësoi IBAR-in si një vulë.
Për ta shpjeguar më thjeshtë, ai e krahasoi këtë situatë me kalimin në doganë. Sipas tij pas deklaratës doganore dhe verifikimit fizik merret vula dhe ecet përpara për fazën tjetër. Ai tha se tani është periudha ku duhet të plotësohen 101 kushtet e kërkuara nga BE.
“Do lindi ditë e re nesër, do hamë, do pimë, do bëjmë qejf, do ta shajmë prap SPAK-un. Edhe gjyqtarët do t’i shajmë prapë. Pavarësisht atyre fjalëve të IBAR, që nuk e di sa autentike janë, po e zëmë se janë autentike. Po the do miratohet, nuk është dokument. E tejkalojmë këtë se s’është debat. Unë insistoj te kjo gjë.
Kjo që quhet IBAR që është një instrument i ndërmjetëm, ta bëj pak më thjeshtë është sikur ke bërë deklaratën doganore para doganierit dhe këtë deklaratën e merr doganieri, e sheh, bën verifikimin fizik dhe vulën. IBAR-i është vula. Pra domethënë ti me këtë vulë kalon doganën.
Me këtë vulë kaluam doganën e fazës parë, që është mbyllja e hapjes. Tashi fillon hapja e mbylljes, është lojë fjalësh po kështu është, për hir të së vërtetës.
Që do të thotë ne do duhet të hyjmë në një cikël të ri ushtrimi zyrtar ku kemi kushte për të plotësuar dhe janë ato 101 kushtet e famshme që janë paraprakisht të dhëna. Dhe do duhet të ecim nën frymën e këtyre gjetjeve të këtij raportit të IBAR. Kjo është thelbi i gjësë”, tha ai ndër të tjera.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen