Rama nga Tokio: Shqipëria, më afër se kurrë me BE-në! Rruga përpara mbetet sfiduese por jemi të vendosur

22 Maj 2026 | 15:41

Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio ka deklaruar se vendi ynë është më pranë se kurrë me BE-në.

“Shqipëria ështe më afër se kurrë me BE-në, dhe nuk e kemi parë kaq konkrete dhe reale në historinë tonë moderne. Ne kemi hyrë në fazën vendimtare dhe javën e ardhshme do të kemi një konferencë kyçe ndërqeveritare me BE-në, që i jep fill një faze të re të mbylljes së kapitujve dhe mbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë. Rruga përpara mbetet tepër sfiduese dhe kurrë s’kemi qenë më të vendosur.

Jemi të bindur që nuk plan B përkundrejt lirisë dhe shtetit të së drejtës dhe nuk ka plan B kundër drejtësisë. Nuk ka të bëjë me hyrjen në një organizatë por në tranformimin e një shoqërie nga brenda, forcimi i shtetit të brendshëm, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përtej gjithçkaje, t’i hapim vetes një vend në një hapësirë ku liria dhe bashkëpunimi janë vlerat dhe parimet e bashkëekzistencës”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026