Shqipëria siguron 1/16-at në Europianin e Socca-s, Reçi vendos sfidën ndaj Qipros
Kombëtarja shqiptare e Socca-s regjistroi fitoren e dytë në Grupin A të Kampionatit Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, duke triumfuar 1-0 ndaj Qipros dhe duke siguruar kualifikimin për në raundin e 1/16-ave.
Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Xhuljan Reçi, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe i dha Shqipërisë fitoren minimale ndaj përfaqësueses qipriote.
Djemtë e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko administruan mirë avantazhin deri në fund të ndeshjes, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke festuar kualifikimin për në fazën tjetër të turneut, ndërsa ky sukses vjen pas paraqitjes bindëse në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin 5–0.
Shqipëria do të luajë këtë të premte nesër ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit A ndaj Sllovenisë. Takimi do të zhvillohet në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara
- 10:08 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811
- 10:03 Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 09:55 Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 09:48 India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin