Tiranë, plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij, vihet në pranga 19-vjeçari (EMRI)
Një incident është regjistruar gjatë orëve të natës në afërsi të Casa Italia-s, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore aktualisht është shumë e rëndë, pasi goditja ka qenë në pjesën e kokës.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht gjatë momentit kur një 19-vjeçar po i tregonte armën shokut të tij, duke menduar se ajo nuk kishte fishek. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar i identifikuar si Rigers Sylaj, si edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore:
-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;
-u arrestuan shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për transmetim “live” të seancave
Presidenti Begaj në Uzbekistan: Ka ardhur koha të kalojmë nga niveli formal në projekte konkrete
Ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
- 13:31 GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn
- 13:25 “Shpërndajeni Parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, Neomalësorja reagon për mandatin
- 13:21 Lituania do të emërojë kryeministrin e ri, merr postin kreu i partisë në pushtet
- 13:17 SHBA nis tërheqjen e disa avionëve të furnizimit me karburant nga Izraeli
- 13:12 Dosja “Aruba”, Berisha: Komisioni i Ligjeve të kërkojë shpjegime nga SPAK
- 13:11 Trump kritikon Netanyahun edhe gjatë samitit të G7: Duhet të jetë më i përgjegjshëm ndaj Libanit