Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për transmetim “live” të seancave
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për transmetimin live të seancave gjyqësore ndaj tij.
Pas kthimit nga dhoma e këshillimit, trupa gjykuese vendosi të mos pranojë kërkesën për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave, duke argumentuar se për këtë çështje ishte shprehur më herët me vendim.
Po ashtu, gjykata rrëzoi edhe kërkesën për administrimin e provave dixhitale, me arsyetimin se bëhej fjalë për të njëjtën kërkesë për të cilën ishte marrë më parë një vendim.
Në të njëjtën seancë u rrëzua edhe kërkesa e Veliajt për daljen nga ndarja me xham, si dhe kërkesa që seancat të zhvilloheshin një herë në dy javë. Gjykata vendosi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.
Ndërkohë, gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Ajola Xoxa për shtyrjen e seancës, me qëllim njohjen me aktet e dosjes.
Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 23 qershor, në orën 10:00.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë