Kreu i OBSH: Epidemia e Ebolës në Kongo mori 220 jetë
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se në epideminë aktuale të Ebolës në Kongo, deri më tani janë regjistruar 220 vdekje, të cilat lidhen me sëmundjen.
“Ne po i rrisim urgjentisht operacionet, por për momentin epidemia është përtej fuqisë sonë,” tha Tedros, sipas Reuters.
Ai deklaroi se do të udhëtojë për në Kongo nesër dhe se përballimi i epidemisë që po përhapet me shpejtësi është i ndërlikuar nga fakti se provincat e Iturit dhe Kivusë Veriore në atë vend janë shumë të pasigurta dhe se nuk ka vaksina të miratuara për virusin Bundibugyo, i cili shkakton atë lloj Ebole.
Tedros theksoi se vendet që kufizohen me Kongon, ku epidemia është në qendër të saj, duhet të marrin masa urgjente.
Më herët gjatë ditës së sotme, Uganda fqinje raportoi dy raste të tjera të Ebolës në atë vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në shtatë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të llojit të rrallë të Ebolës, Bundibugyo.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë