Shtyhet seanca ndaj Veliajt në GJKKO, shkak mungesa e avokatëve! Zbardhen debatet Ndreca-Dado

26 Maj 2026 | 11:18

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Seanca u shty për shkak të mungesave të avokatëve dhe do të zhvillohet  seanca e radhës në datë 10 qershor. Pas nisjes së seancës u rrëzua kërkesa për transmetim live të diskutimeve brenda në sallë.

Në seancë mungonte njëri nga avokatët e Ajola Xoxës. Avokati Maksim Haxhia theksoi se avokati tjetër i Xoxës, Dritan Jahaj mungonte në seancë për arsye shëndetësore.

“Marr pjesë në cilësinë e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në një konferencë me partner europian. Mungon avokati tjetër i Xoxës Dritan Jahaj, që paraqet arsye shëndetësore për mungesën. Për këtë të fundit Xoxa ka bërë revokim të prokurës së përgjithshme të mbrojtjes ku në vend të tij është zgjedhur avokati Gurali Braimllari”, tha ai.

Prokurori Ols Dado gjatë seancës u shpreh se katër të pandehur po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit.

Diskutimet:

Ols Dado: SPAK çmon se jemi në kushte për shtyrje të seancës, për shkak se shkaktohet nga mosparaqitja e të pandehurve apo avokatëve të tyre, kërkojmë pezullimin e afateve të paraburgimit Erion Veliaj.

Plarent Ndreca: Antikushtetuese, e pabazuar dhe cënon lirinë e Veliajt që nuk bëhet shkak për shtyrjen e seancës, ka caktuar avokat, avokati është këtu.

Plarent Ndreca: Gjykata e themelit para se të ndahej çështja ka urdhëruar që të njihet me të gjitha aktet. Nuk është zbatuar ky vendim dhe kërkojmë të merren masa. As unë as i pandehur nuk kemi akses në provat, akoma nuk kemi kopje. Kjo kohë deri seancën tjetër të përdoret për të na vënë në dispozicion provat digjitale.

Ols Dado: Gjykata e themelit ka marrë vendim për dorëzim aktesh fizikisht dhe janë dorëzuar, akte të cilat i përkasin të pandehurit në fjalë. Janë pjesë e procedimit por nuk i përkasin të pandehurit aktet që kërkohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026