Detaje nga plagosja në Tiranë, 34-vjeçari me precedent penal! Në 2018 u plagos nga Santiago Malko
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar në Tiranë pak para mesnatës. Mësohet se 34-vjeçari, Juxhin Hamajezi është person me precedentë të mëparshëm penal, për trafik të klandestinëve.
Pas plagosjes ai është paraqitur në spital me plagë në këmbë ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hamajezi është marrë në pyetje por nuk ka treguar nëse e njeh autorin e ngjarjen.
Ai gjithashtu rezulton se është plagosur nga ish-polici Santiago Malko në një lokal në Kinostudio në vitin 2018. Malko në 2019 humbi jetën pasi u qëllua në drejtim të makinës së tij tip BMW x5 në rrugën e Porcelanit.
Policia në njoftimin zyrtar ka bërë me dije se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autori/ve si dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 18:34 Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit