Plagosje me armë në Tiranë, 34-vjeçari paraqitet në spital me plagë! Policia jep detaje

27 Maj 2026 | 10:09

Një plagosje me armë është regjistruar pak para mesnatës të së mërkurës në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 23:55, një person i plagosur në këmbë është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. 34-vjeçari i plagosur, Juxhin Hamajezi fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ai njihet si person me precedente të mëparshem penal, për trafik të klandestinëve ndërsa gjatë marrjes në pyetje nuk ka treguar nëse ka njohje me autorin. Policia po punon për kapjen e autorit ose autorëve si dhe për zbardhjen e ngjarjes.

“Tiranë/Informacione paraprake/ Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e...
16:42 | 11/07/2026

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026