Kreu i OBSH bën thirrje për armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

27 Maj 2026 | 16:46

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje sot për një armëpushim në lindje të Republikës Demokratike të Kongos për të frenuar epideminë e Ebolës, duke paralajmëruar se konfliktet po shkaktojnë zhvendosje masive të popullsisë dhe përhapjen e sëmundjes në kampet e mbipopulluara.

Lloji Bundibugyo i Ebolës, për të cilin nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar, u shpall emergjencë ndërkombëtare nga OBSH-ja në fillim të këtij muaji, ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet, raporton Reuters.

“Pjesa lindore e Republikës Demokratike të Kongos po përballet tani me një përplasje katastrofike sëmundjesh dhe konfliktesh, me epideminë e Ebolës në provincën Ituri që përparon më shpejt se reagimi “, tha Tedros, i cili do të udhëtojë në rajon këtë javë.

Ai shkroi në Platformën X se nuk mund të ndërtohet besimi i komunitetit ose të izolohen të sëmurët ndërsa bien bomba.

” U bëjmë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese që të bien menjëherë dakord për një armëpushim në mënyrë që epidemia të vihet nën kontroll “, tha Tedros.
Në Republikën Demokratike të Kongos, deri më tani janë raportuar më shumë se 900 raste të dyshuara dhe më shumë se 200 vdekje të dyshuara në tre provinca në lindje, duke përfshirë Kivunë e Veriut, e cila kontrollohet nga rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda, dhe Kivunë e Jugut, e cila kontrollohet nga grupi rebel i Aleancës së Lumit Kongo.

Organizata humanitare “Save the Children” njoftoi sot se një e katërta e vdekjeve të konfirmuara janë fëmijë dhe bëri thirrje për forcimin e masave për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026