Pse s’del asgjë për vrasjen e Ervis Martinajt?! E zbulon Artan Hoxha
Artan Hoxha, gazetari investigativ, ka dhënë detaje lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt, pas vëmendjes së rikthyer nga babai i tij në gjyqin e GJKKO. Sipas Hoxhës, babai i Martinajt ka dhënë emrat, por institucionet janë duke hetuar për hesap të vetë.
“Pse nuk flasim ne për vrasjen e Ervis Martinaj, se nuk kishte SKY? Ai Matrixi që thonë këta nuk ishte kaq i shpërndarë, ka qenë shumë i limituar. Nga ana tjetër ka ndryshuar dhe mënyra e komunikimit. Furça ka provuar dhe u gjetën mjetet që ka përdorur Vis Martinaj. Por kjo është një histori tani, që do paraqitet vazhdimisht. Ata po mundohen të bëjnë të njëjtën gjë, po përdorin shtetin që të luftojnë kundërshtarët. I ke parë ato filmat me gjermanë, një ditë terrori garanton 10 vite qetësi. Këtë prodhoi atentati i Rinasit. Prandaj ke atentate në Sarandë, është jashtë interesit të aleancës. Mesa po shoh, babai i Vis Martinaj po çon disa mesazhe, ai thotë që unë kam dhënë emrat. Ato që ka thënë ai kanë lidhje me atentatin në Rinas. Ne kemi sot tre institucione të drejtësisë të cilat hetojnë për hesap të vetë”, – tha Hoxha.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë