Prishja pa vendim i pallatit në Kombinat, Gjykatat e Tiranës dënon dy persona dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

29 Maj 2026 | 12:02

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur këtë të premte vendimin për një çështje që lidhet me ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për prishjen pa vendim të Këshillit të një pallati në zonën e Kombinatit, në kryeqytet, pas tërmetit të vitit 2019.

Gjyqtari Gerd Hoxha ka shpallur fajtor vetëm dy nga të pandehurit, ndërsa për gjashtë të tjerë është vendosur pafajësi.

Me 9 muaj burg është dënuar Shyqyri Maloku, ndërsa Aleksandra Mahmutllari është dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.

Të pafajshëm janë shpallur Aurel Boricci, Aurel Çuço, Eleana Gucce, Sokol Qehajaj, Rexhina Rakipi dhe Fatmir Shiri. Për të gjithë këta, prokurori i çështjes Bledar Valikaj kishte kërkuar shpallje fajësie dhe dënim me kusht.

Sipas hetimeve, një pallat në Kombinat i prishur në janar të vitit 2020 me mjete dhe shpenzime të Bashkisë Tiranë, është përfshirë më pas në një tender së bashku me 14 ndërtesa të tjera të planifikuara për shembje si të dëmtuara nga tërmeti.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime se pallati nr. 140 nuk ishte rasti i vetëm, duke pretenduar se janë paguar shpenzime për shembjen e disa objekteve që në fakt ishin tashmë të rrafshuara, përfshirë edhe pesë ndërtesa të tjera.

Çështja mbetet e hapur në opinionin publik, ndërsa pritet që palët të shfrytëzojnë të drejtën e ankimit ndaj vendimit të gjykatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026