Antonio Costa nis turin në Ballkanin Perëndimor, më 2 qershor viziton Tiranën, takohet me Ramën e Begajn

31 Maj 2026 | 13:32

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të zhvillojë një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ku do të zhvillojë takime me liderët e rajonit dhe do të bashkëkryesojë samitin e nivelit të lartë më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Në kuadër të kësaj vizite, Costa do të ndalet në Tiranë më 2 qershor, ku do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Costa dhe Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda e Presidentit të Këshillit Evropian në Ballkanin Perëndimor është bërë publike nga Këshilli Evropian përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit, turi do të nisë më 1 qershor në Sarajevë, ku Costa do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviç, Zheljka Cvijanoviç dhe Zheljko Komshiq, si dhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Më 2 qershor, ai do të jetë në Tiranë për takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar dhe me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës. Po atë ditë, Costa do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski.

Më 3 qershor, Presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë Prishtinën, ku do të zhvillojë takime me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe drejtues të partive opozitare.

Një ditë më pas, më 4 qershor, Costa do të qëndrojë në Beograd për takime me Presidentin Aleksandar Vuçiç, Kryetaren e Parlamentit Ana Brnabiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Turneu do të përmbyllet në Mal të Zi. Presidenti Jakov Milatoviç do të presë liderët e rajonit në një darkë festive në Tivat, me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së vendit.

Më 5 qershor, Costa do të takohet me Presidentin Jakov Milatoviç dhe Kryeministrin Milojko Spajiq, përpara se të bashkëkryesojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor.

Tema qendrore e samitit do të jetë “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, bëri të ditur Këshilli Evropian.

Presidenti Costa do të mbajë konferenca për shtyp në të gjitha qytetet që viziton.
Orari tregues (të gjitha oraret janë treguese)

E hënë, 1 qershor 2026,
ora 16:00 – Deklarata për shtyp me Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës (Sarajevë)

E martë, 2 qershor 2026,
12:15 – Konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama (Tiranë)
18:30 – Konferencë për shtyp me Kryeministrin Mickoski (Shkup)
      
E mërkurë, 3 qershor 2026,  
16:00 – Pika e shtypit (Prishtinë) 

E enjte, 4 qershor 2026,
ora 09:45 – Konferencë për shtyp me Presidentin Vuçiç (Beograd)

E premte, 5 qershor 2026,
TTBC – Në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor 
15:30 – Konferencë për shtyp pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor me Presidenten von der Leyen dhe Presidenten Milatović (Tivat)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026