Përplasjet në Zvërnec, Rama: Shteti reagoi menjëherë, nuk ka asnjë relativizim të dhunës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht për incidentin e ndodhur dy ditë më parë në Zvërnec, ku punonjës të sigurisë private të kompanisë investitore u përplasën me banorë dhe aktivistë që protestonin kundër projektit për ndërtimin e një resorti në zonë.
Rama e cilësoi si të papranueshme sjelljen e kompanisë së sigurisë, duke theksuar se reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë i menjëhershëm, me arrestimin e personave të përfshirë, heqjen e licencës së kompanisë së sigurisë dhe nisjen e hetimeve administrative e penale.
“Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të sigurisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga ana e lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe vendosjen nën hetim të gjithë zinxhirit, heqjen e licencës së kompanisë, arrestimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat për relativizim të dhunës, duke kujtuar se për deklaratat e bëra pas ngjarjes është kërkuar ndjesë dhe janë marrë masa konkrete nga strukturat e Policisë së Shtetit.
“Nuk di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti. Nuk ka asnjë relativizim të dhunës. Edhe për atë relativizim u kërkua ndjesë, u bë shkarkimi dhe vendosja nën hetim e gjithë zinxhirit”, u shpreh ai.
Rama komentoi edhe debatet politike rreth projektit në Zvërnec, duke deklaruar se kundërshtitë ndaj investimit vijnë si nga faktorë të brendshëm politikë ashtu edhe nga interesa të jashtme që, sipas tij, nuk e mbështesin zhvillimin e projektit.
“Sulmet politike mbi projektin, nga forca të brendshme që predikojnë ose kthimin në komunizëm, ose urrejtjen ndaj shteteve të tjera, si dhe nga forca të jashtme, lidhen me faktin se ky projekt përfaqëson konkurrencë. Shqipëria ka hyrë në një territor krejt tjetër nga ai ku ka qenë më parë. Ashtu siç ka rritur vëmendjen globale ndaj vendit, ky investim do të ngrejë edhe më tej nivelin e saj”, deklaroi kryeministri.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq